Panik te Barcelona, Aguero shfaq probleme me zemrën

Panik te Barcelona, Aguero shfaq probleme me zemrën

Problemet duket se nuk kanë të ndalur te Barcelona. Përveç rezultateve aspak pozitive, klubi katalanas duhet të përballet edhe probleme të lojtarëve.

Ditën e djeshme në sfidën që Barcelona barazoi 1-1 ndaj Alaves, Sergio Aguero u detyrua të largohej nga fusha e lojës në pjesën e parë. 33-vjeçari tha se ndjente një shtrëngim në gjoks dhe u shtri në tokë.

Pas ndërhyrjes së mjekësve, futbollisti u ngrit dhe u transportua menjëherë në spital. Pas ekzaminimeve të para, problemi i lojtarit është te zemra. Madje “SPORT” raporton se argjentinasi është diagnostikuar me aritmi në zemër.

Bëhet fjalë për një çrregullim të ritmit të zemrës, prej të cilit mendohet se Aguero ka vuajtur edhe në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy