
Dani Olmo ishte një ndër lojtarët më të mirë të Spanjës gjatë Europianit.
Mesfushori diti ti bëjë ballë vështirësive gjatë një evenimenti ku ‘’ La Furia Roja ‘’ vuri diktatin dhe i fitoi të gjitha sfidat duke treguar superioritet absolut në krahasim me rivalët.
Sakrificat e bëra janë shpërblyer shumë shpejt me interesin e Manchester City-t por pjesë e kësaj liste janë edhe të tjerë ekipe cilësore në Europë.
Klauzola e prishjes së kontratës me Leipzigun i arrin 60 milionë eurot dhe traineri Pep Guardiola e konsideron idealin për mënyrën se si luajnë ‘’ Qytetarët ‘’.

Teknika, shpejtësia dhe efikasiteti sidomos në duelet një kundra një janë cilësi të cilat i rikonfirmoi edhe nën urdhërat e Luis de la Fuentes, trainer për të cilin Dani Olmo mbetet i domosdoshëm në 11-shen e katër herë kampionëve të Europës.
Kontrata me gjermanët i skadon në 20 korrik dhe interesi i fituesve në fuqi të Premier Leagues ia shton vlerat mesfushorit nga Tarrasa.
Para pak kohësh edhe drejtuesit e Barcelonës i trokitën në derë Dani Olmos, karriera e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.



