Huazimi i Joao Cancelos tek Bayern Munchen, si duket do të jetë një histori e cila do të përfundojë gjatë merkatos.
Drejtuesit e bavarezëve kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e portugezit dhe sipas specialistit të merkatos Fabrizio Romano, luzitani duhet të vendosë në javët vijuese për të ardhmen.
Një ndër kandidatët prej një kohe të gjatë për mbrojtësin vijon të jetë Barcelona , ekip i cili prej vitesh me rradhë ka hasur vështirësi në prapavijë, sidomos në krahun e djathtë por anglezët nuk e mendojnë shitjen tek katalanasit.
Ndërkohë marrëdhëniet e shkëlqyera të agjentit Jorge Mendes me spanjollët mund ta favorizojnë në njëfarë mënyre akordin por s’duhet harruar edhe Arsenali, një pretendent që duhet marrë në konsideratë.
Objektivi i bardhekaltërve është marrja e një vendimi përpara fazës përgatitore në vigjilie të sezonit vijues por paraprakisht ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë deklaruar se nuk do të investojnë shifra që i kalojnë 30 milionë eurot për 29 vjeçarin.
Ndërsa ‘’ Los Cules ‘’ janë të ndërgjegjshëm për aspektin ekonomik dhe kurrsesi nuk mund të bëjnë investime të ekzagjeruara , të cilët po analizojnë edhe alternativa të tjera, gjithmonë nëse s’do të kenë sukses me transferimin e Joao Cancelos në ‘’ Camp Nou ‘’.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.