Juventus, rivalizon Interin për Tiago Djalon

Juventus, rivalizon Interin për Tiago Djalon

Pas Interit, Juventusi ka nisur tratativat për të transferuar Tiago Djalon në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Mbrojtësi i Lilles e përfundon kontratën në qershor dhe sipas ‘ Calciomercato.it’ zikaltërit dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të zhvillojnë një tjetër supersfidë midis tyre.

Fakti i sipërpërmendur ia shton mundësitë e largimit nga ‘’ Jose Alvalade ‘’ dhe për drejtuesit e francezëve merkatoja e janarit konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme për të mbushur arkat me largimin e lojtarit kryeqytetas.

23 vjeçari vijon të jetë ndër elementët më premtues për të ardhmen dhe interesi i skuadrës nga Milano dhe torinezëve ja shton ndjeshëm vlerat.

Pas katër sezoneve në ‘’ Pierre- Mauroy ‘’, Tiago Djalo mund të fillojë shumë shpejt një eksperiencë të re në Serinë A.

Me ish kampionët e Ligue 1 në sezonin 2020-2021, lojtari nga Amadora numëron 26 sfida dhe 2 gola në aktualin dhe largimi nga Lille mund të pasohet nga titujt në të ardhmen për arsye se si Juventusi ashtu edhe Interi janë kandidatë potencialë për fitimin e tyre, sidomos në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy