Richard Rios, opsion për mesfushën e Atletico Madridit

Richard Rios, opsion për mesfushën e Atletico Madridit

Puna e drejtuesve të Atletico Madridit në funksion të sezonit vijues tashmë ka filluar.

Traineri Diego Simeone vijon të ketë mbështetjen e padiskutueshme të presidentit Enrique Cerezo, falë të cilit ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë sfiduar ndër vite më të mirët e La Ligas dhe Europës gjithashtu.

 ‘’ El Cholo ‘’ e konsideron prioritet përforcimin e mesfushës dhe duke patur parasysh se largimi i Rodrigo de Paul do të jetë i paevitueshëm, tashmë pjesë e planeve të tij është bërë Richard Rios. 

Kolumbiani është shëndërruar në një ndër më të mirët e Amerikës Latine, i cili përfaqëson Palmeiras, një ekip shumë cilësor në Brasileirao dhe në këtë kontinent. 

25 vjeçari ka bindur si në kampionat ashtu edhe në Botërorin e Klubeve dhe La Liga mund të jetë destinacioni i ri i tij. 

Kryeqytetasit prej shumë vitesh po mundohen të ndryshojnë historinë në kampionat dhe përtej tij por rivaliteti i ashpër nuk ia ka mundësuar arritjen e objektivit. 

Thuhet se negociatat për transferimin e Richard Rios në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ kanë filluar, për të cilin mund të jetë eksperienca e parë në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy