Bryan Mbeumo, prioritet për Manchester United

Bryan Mbeumo, prioritet për Manchester United

Përforcimi i ofensivës do të jetë një prioritet absolut për drejtuesit e Manchester United gjatë verës.

Mungesa e efikasitetit e ka shqetësuar jo pak trainerin Ruben Amorim, i cili e ka gjetur zgjidhjen në Premier League.

Bryan Mbeumo i Brentfordit aktualisht është një ndër të rrezikshmit e këtij kampionati, i cili e ka shpalosur potencialin me 16 gola dhe 6 asiste në 35 sfida.

25 vjeçari konsiderohet një lider në metrat e fundit dhe e ka bërë krenar trainerin Thomas Frank.

Pas largimit të Ivan Toney danezi e ka gjetur zëvëndësuesin ideal por sigurisht interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ e vë në rrezik qëndrimin e tij tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Ishi i Troyesit i ka bërë shumë mirë detyrat në 11-shen e formuar nga nordiku, kontrata e të cilit me Brentfordin përfundon sezonin vijues.

Kështu që merkatoja e verës do të jetë një periudhë determinante si për 20 herë kampionët e Premier Leagues ashtu edhe për rivalët e tyre për të përcaktuar vijimësinë e golashënuesit.

Do të jetë shumë e vështirë që Bryan Mbeumo të qëndrojë tek Brentfordi, ekip i cili momentalisht noton në ujërat e mesit të tabelës, situatë e njëjtë edhe për Manchester United por megjithatë konsiderohet një ndër ekipet më të famshëm të Anglisë dhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy