
Rendimenti i shfaqur në Europianin e Gjermanisë po vijon të tregohet edhe në rradhët e Athletic Bilbaos nga Nico Williams.
Sulmuesi është një ndër lojtarët në modë për sa i përket pozicionit ku aktivizohet dhe ekipet me emër kanë filluar tentativat për ta larguar nga ‘’ San Mames ‘’.
Si për çdo lojtar tjetër të këtij kalibri në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një supersfidë midis Manchester United dhe Barcelonës, dy skuadra me një diferencë të konsiderueshme në aspektin ekonomik, por në atë sportiv të besuarit e Hansi Flick po i bëjnë shkëlqyeshëm detyrat, kryesisht në La Liga.
22 vjeçari po befason me kalimin e çdo jave me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, i padiskutueshëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.
Nëse i referohemi modulit të lojës së Barcelonës, prezenca e golashënuesit nga Pamplona do ti bënte shumë punë në ofensivë sepse është një lojtar shumë i shpejtë dhe teknik, i cili të befason atëherë kur nuk e pret.
Gjithashtu edhe tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ mund të përshtatet me lehtësi, pasi siç dihet futbolli anglez është shumë i shpejtë dhe fizik dhe cilësitë e Nico Williams janë të padiskutueshme.
Do të jetë një betejë titanësh, pasi si Barcelona ashtu edhe 20 herë kampionët e Premier Leagues janë dy klube me një histori të madhe suksesi dhe natyrisht ky fakt motivon çdo lojtar.
Me vaskët kampioni i Europës e ka bërë krenar në shtatë ndeshjet e para trainerin Ernesto Valverde, i cili ka gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës në shtatë të tilla.



