Laçi është skuadra e radhës, që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë eliminuar Egnatian, pas gjuajtjeve të penalltive.
Pas ndeshjes së parë 1-1, sfida e sotme u mbyll në barazim pa gola dhe pas 120 minutave pas fitues skuadrat iu drejtuan penalltive.
Aty Laçi doli fitimtar, me lojtarët e Egnatias që shënuan vetëm 2 penallti, kundër 3 penalltive të shënuara nga skuadra e Josës.
Laçi bëhet skuadra e tretë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës, pasi më parë të njëjtën gjë kanë bërë edhe Vllaznia me Teutën.



