
Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur, se të mërkurën e 2 gushtit, do të hidhet shorti për sezonin e ri në Superiore dhe Kategorinë e Parë. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, kampionati Abissnet Superiore do të nisë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i Kategorisë së Parë është programuar të nisë më 2 shtator dhe të mbyllet më 8 maj. Në kampionatin Abissnet Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni. Ndërsa në kampionatin e Kategorisë së Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.



