
Ndonëse Arbër Abilaliaj, u konfirmua trajner i Partizanit pak kohë më parë, ende vazhdon të flitet për një timonier të ri për të kuqtë.
Këtë e pranoi edhe vetë Abilaliaj, në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Kukësin.
Shyqyr që Orges Shehi doli i lirë. I uroj suksese. Kam përshtypjen që do ketë interesim në treg duke pasur parasysh që vjet ka dalë trajneri më i mirë në Shqipëri.
Ne zakonisht i gjëmojmë trajnerët më të mirë, por për momentin jemi fokusuar te 3 ndeshjet e fundit që kanë mbetur dhe pastaj të shikojmë. Mund të gjëmojmë dhe Dajën, meqë humbi. Mund të jetë edhe ai një alternativë.



