Zëvendësuesi i Spallettit, presidenti i Napolit takohet me trajnerin e Serie A
Te Napoli, prej ditësh kanë nisur nga puna, për të gjetur trajnerin e ri. Ndonëse fitoi titullin kampion, trajneri Luciano Spalletti, nuk do të vazhdojë më në drejtimin e të kaltërve dhe këta të fundit duhet të gjejnë një “timonier” të ri.
Emrat e përfolur kanë qenë të shumta gjatë kësaj kohe, por duket se presidenti Aurelio De Laurentiis, e ka gjetur teknikun e ri, në Itali.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, së fundmi ka pasur një takim mes numrit 1 të Napolit, dhe trajnerit të Salerinitana, Paulo Sousa. Trajneri portugez ka bërë një punë të shkëlqyer në Serie A në pesë muajt e fundit dhe shihet si i duhuri për të marrë drejtimin e Napolit.
Palët janë në fazën e bisedimeve dhe në orët e ardhshme nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.