Atletico : Dy opsione për prapavijën

Atletico : Dy opsione për prapavijën

  Një ndër objektivat  më të rëndësishëm  të Atletico Madridit në këtë merkato verore mbetet përforcimi i krahëve të mbrojtjes , pozicion i cili vijon të mos e bindë  Diego Simeonen. 

Më vetëm Renan Lodin në dispozicion , argjentinasi ka filluar të analizojë dy alternativa siç janë  Johan Mojica dhe Alejandro Grimaldo .  

Anësori i Elches ka bërë një paraqitje për tu duartrokitur në Primera Division, operacion që nuk i kalon pesë milionë eurot dhe në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ kanë filluar të entuziazmohen për 29 vjeçarin.

Ndërsa për Alejandro Grimaldon ‘’ Los Colchoneros ‘’ duhet të tregohen të kujdesshëm sepse spanjolli është tentuar nga Barcelona, ekip që sigurisht e ndërlikon këtë transferim .

Për sa i përket Renan Lodit , s’kanë munguar pretendentët dhe aktualisht më i favorizuari për ta larguar nga kryeqyteti spanjoll është Juventusi .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e konsideron një vlerë të shtuar brazilianin i cili mund ti bëjë shumë shpejt valixhet gati drejt ‘’ Allianz Stadium ‘’ për t’iu bashkuar një ekipi i cili gjithmonë është afër sukseseve të cilat në vitet e fundit i ka arritur në Itali.

Ishi i Atletico Paranaeneses ka zhvilluar tre sezone me ish fituesit e La Ligas  por drejtuesit e tyre nuk e shmangin largimin nëse oferta për 24 vjeçarin do të jetë tunduese.

Një avantazh që ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do ta kenë edhe në të ardhmen është prezenca e ‘’ El Cholos ‘’ i cili ka tejkaluar çdo pritshmëri duke i shëndërruar spanjollët në një rival të frikshëm dhe falë  kapacitetit të ishi-t të River Plate vijon të jetë një ndër më problematikët si në Spanjë ashtu edhe në Champions League .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy