
Mesfushori Nicolo Barrela prej kohësh vijon të spikasë dhe kalimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ i ka dhënë më shumë rëndësi karrierës së italianit .
Tek Interi sigurisht ka privilegjin të ndihet i vlerësuar sepse vjen pas fitimit të Scudettos së 19- të nën drejtimin e Antonio Contes dhe e ka zgjeruar protagonizmin edhe me trainerin aktual Simone Inzaghi .
Fakte të tilla s’mund të anashkaloheshin nga Real Madridi dhe Carlo Ancelotti i ka dhënë sinjalet se e dëshiron sa më shpejt në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse e konsideron zëvëndësuesin e Luka Modric.
Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2025-sës , gjithsesi 25 vjeçari nuk ka të ndalur me skuadrën nga Milano dhe tek madrilenët ka filluar të shpresohet për transferimin e Nicolo Barrelas .
Specialistët e shumtë e etiketojnë ishi-n e Cagliarit një ndër mesfushorët e të ardhmes dhe është përfshirë me meritë në një listë të gjatë e cila përbëhet nga talentë si Tchouameni , Gravenberch , Fede Valverde apo Eduardo Camavinga dhe me Real Madridin pas dere mbetet për tu parë përgjigjja e yllit italian.
Që prej transferimit në Milano , Nicolo Barrella ka njohur vetëm progres duke i bërë krenarë drejtuesit që ia rrëmbyen me mjeshtëri Cagliarit dhe i dhanë shansin për ti shtuar trofe të rëndësishëm kurrikulumit.
Megjithatë duhen patur parasysh edhe ‘’ Los Blancos ‘’ që janë në rindërtim e sipër dhe me një trainer si Carlo Ancelotti shpresojnë se do të afrohen me titujt .
Interi i ka dhënë hapësirat e nevojshme prej 3 sezonesh tashmë dhe Nicolo Barrella i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat.
Shpërthimi i ishi-t të Comos është kanalizuar në 30 ndeshje , 2 gola dhe 7 asiste në sezonin aktual dhe ka fituar një kandidat të vështirë për ta refuzuar por duhet të konsiderohet edhe reagimi i drejtuesve sepse flitet për një komponent të domosdoshëm për skemat e Simone Inzaghit .



