
E ardhmja e Adnan Januzaj tek Real Sociedadi ka ndryshuar rrjedhë së fundmi për arsye të mosgjetjes së një rruge të përbashkët në lidhje me rinovimin .
Pavarësisht se belgu po i bën mirë detyrat tek bardheblutë, negociatat kanë mbetur pezull dhe Barcelona ka menduar të hyjë në valle për ta transferuar mesfushorin në ‘’ Camp Nou ‘’.
Katalanasit janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve që janë drejt fundit të kontratës sepse do të përfitonin gratis shërbimet e tyre . Duke iu referuar situatës së komplikuar ekonomike , spanjollët duhet ti mëshojnë vetëm kësaj piste dhe në rastin konkret 26 vjeçari ia krijon komoditetin Xavi Hernandezit.
Aktualisht ishi i Sunderland paguhet me 2.3 milionë euro në sezon dhe një kalim i mundshëm në Katalunjë sigurisht që do të shpërblehej me një rritje të konsiderueshme të saj sepse Barcelona nuk e ka sigurinë e qëndrimit të Ousmane Dembeles . Rendimenti i vakët në skemat e Imanol Alguaciol i ka prodhuar pakënaqësi spanjollit dhe ka ndikuar në performancat e Real Sociedadit pavarësisht se është pretendent i fuqishëm për pjesëmarrjen në Champions League sezonin vijues dhe ka akoma shpresa për kualifikimin në Europa League .
Megjithatë polivalenca e Adnan Januzaj konsiderohet një element bindës në lidhje me përforcimin e mesfushës por duhet theksuar se do ta ketë shumë të vështirë për ta larguar nga San Sebastian sepse është pjesë e një etape të suksesshme të ‘’ Txuriurdines ‘’.
Ajo që është e qartë në këtë histori është se një interes i tillë nuk përsëritet çdo ditë dhe Adnan Januzaj është koshient për këtë fakt , ndërsa nga ana tjetër Real Sociedad ka filluar të përgatitet për të penguar largimin e yllit të ofensivës, dëshira e të cilit është qëndrimi në ‘’ Reale Arena ‘’ .
Pretendimi i Barcelonës evidenton gjithashtu se Adnan Januzaj i ka bërë mirë detyrat tek një kockë e fortë e La Ligas , sukses që e ka shpalosur në 16 ndeshje , 2 gola dhe 1 asist duke i dhënë variante të shumta numrit një të stolit në çdo sfidë.



