
Largimi nga Real Madrid dukej i sigurt në fund të sezonit, por e ardhmja e Luka Modric, ka marrë një tjetër rrjedhë.
Mesfushori do të jetë pjesë e madrilenëve, të paktën edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga Spanja, palët kanë arritur marrëveshjen, për të rinovuar kontratën që përfundon në qershor.

Pas largimit të Toni Kroos, te Reali nuk kanë dashur të humbasin një tjetër veteran dhe për këtë arsye, i kanë ofruar rinovimin 39-vjeçarit kroat.
Luka Modriç iu bashkua Realit të Madridit në verën e 2012-ës dhe që atëherë numëron 533 ndeshje zyrtare me fanellën madrilene dhe 39 gola të shënuar.



