Chelsea , interes për Onana

Chelsea , interes për Onana

 Situata e vështirë e Interit në aspektin ekonomik, e bën të domosdoshme shitjen e disa lojtarëve në merkaton e verës.

Pritet që tek zikaltërit të ketë disa largime, një ndër të cilët mund të jetë edhe Andre Onana.

Gardiani pretendohet nga Chelsea dhe sipas lajmeve të fundit, drejtuesit e italianëve kanë përcaktuar 40-50 milionë euro për kamerunasin.

26 vjeçari u transferua në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në merkaton e kaluar nga Ajax Amsterdami dhe niveli jo i pritur në sezonin aktual e ka vënë në dyshim qëndrimin tek Interi.

Nëse akordi për transferimin e Andre Onanas në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të arrihet , Interi do të ketë mundësinë për të gjetur një portier cilësor gjatë merkatos së verës.

S’duhet mënjanuar fakti se ndryshimi i ambjentit mund ta shëndërrojë afrikanin në një ndër shitjet më të shtrenjta në historinë e Interit, e cila do ti vinte në ndihmë për të fuqizuar arkat dhe më pas ta shfrytëzojë për të arritur objektivat gjatë kësaj periudhe.

Në dy merkatot e kaluara ,’’ Blutë e Londrës ‘’ kanë rezultuar protagonistë falë mbështetjes së Todd Boehly-t, i cili pretendon rikthimin e anglezëve tek titujt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy