
Bayer Leverkusen, ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin Xabi Alonso. Spanjolli u përfol si zëvendësues i Ancelottit te Real Madrid, por klubi gjerman ka vendosur t’i zgjasë bashkëpunimit. Alonso kishte vetëm një vit kontratë të mbetur, por tashmë ka rinovuar deri në vitin 2026. “Ne kemi një bazë shumë të mirë dhe kjo është një nga arsyet që më shtyu të rinovoj me Bayer. Sezoni i kaluar ishte pozitiv, por unë dhe klubi duam më shumë”, tha Xabi Alonso pas rinovimit.



