
E ardhmja e David de Geas shumë shpejt mund të marrë zgjidhje. Hapi i rradhës së spanjollit nuk lidhet me transferimin tek një tjetër ekip por varjen e këpucëve në gozhdë. Përfundimi i kontratës me Manchester United në qershorin e kaluar i ka lënë kohë të mjaftueshme gardianit të tre shtyllave për të reflektuar dhe sipas ‘’ The Guardian ‘’ , ishi i Atletico Madridit mendon të vijojë në futbollin e luajtur, vetëm nëse do të jetë pjesë e një ekipi të elitës. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe me refuzimin e disa ofertave nga Arabia Saudite dhe tanimë 32 vjeçari shpreson se mund ta rikuperojë terrenin e humbur , tek një kandidat potencial për fitimin e titujve në të ardhmen. Transferimi i Onanas në ‘’ Old Trafford ‘’ e ka lënë në prapavijë David de Gean , për të cilin merkatoja e janarit do të jetë determinante .



