Alexander Sorloth, drejt largimit nga Atletico Madridi

Alexander Sorloth, drejt largimit nga Atletico Madridi

Pas dyshimeve mbi qëndrimin e Julian Alvarezit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ situata tek Atletico Madridi është rënduar ndjeshëm.

Po përflitet edhe për Alexander Sorloth i cili pretendohet nga Juventusi. 

Norvegjezi e ka shprehur se është i gatshëm të dëgjojë oferta duke patur parasysh se bëhet fjalë për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’, ekip lider dikur në Itali, për më tepër ish rekordmen.

 Sulmuesi zhvilloi një sezon shumë të mirë me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, i demostruar me 20 gola dhe 1 asist në 52 sfida.

Referuar rivalitetit brenda grupit një shifër e tillë nuk është e lehtë të arrihet dhe 30 vjeçari konsiderohet i duhuri nga Luciano Spalletti për metrat e fundit. 

Mënyra se si luan sigurisht të krijon besim duke qenë se është shtatlartë, i fuqishëm fizikisht, i vështirë për çdo rival dhe arrin me shpejtësi tek goli. 

Torinezët janë në një fazë rindërtimi dhe me ishi-n e Romës në stol shpresojnë se do të rikthehen tek titujt duke filluar nga sezoni vijues. 

Sigurisht kryeqytetasit i druhen edhe largimit të fituesit në fuqi të Botërorit me Argjentinën dhe nëse do të jetë kështu Diego Simeone do të humbiste dy nga komponentët të cilët kanë bërë diferencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy