
Jose Mourinho kërkon prej kohësh mesfushorin Granit Xhaka te Roma. Portugezi ia ka shprehur dëshirën e tij drejtuesve, të cilët po punojnë për të arritur një marrëveshje.
Para pak kohësh u raportua se lojtari kishte dhënë miratimin e tij për të kaluar në kryeqytetin italian dhe që të mbyllej gjithçka duhej arritur një marrëveshje mes dy klubeve.
Për situatën e Xhakës, foli edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i cili u shpreh se shqiptari do të qëndrojë te “Topçinjtë”.
“Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali, ai do të qëndrojë këtu me ne, pasi është një pikë kyçe e skuadrës sonë”, u shpreh Arteta.



