Maurizio Sarri, kandidat për stolin e Milanit

Maurizio Sarri, kandidat për stolin e Milanit

Me Paulo Fonsecan në stol Milani po has vështirësi në lidhje me performancat gjatë këtij sezoni, në çdo kompeticion.

Portugezi nuk po mund të gjejë formulat e duhura në varësi të kundërshtarëve dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë filluar të analizojnë të tjera alternativa.

Momentalisht Maurizio Sarri është me bindësi, trainer me një eksperiencë të gjatë në kampionatin italian dhe gjithashtu në Premier League nën drejtimin e Chelseat për një periudhë të shkurtër.

Rezultatet e arrira nga ‘’ Djalli ‘’ në këtë fazë të sezonit ndoshta do të shënojnë shumë shpejt fundin e aventurës së luzitanit në ‘’ San Siro ‘’.

Drupal Ad

Nëse i referohemi italianit duhet shtuar se e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit, duke qenë se në të shkuarën fitoi një Scudetto me Juventusin dhe Europa Leaguen me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.

Gjithashtu 65 vjeçari njihet edhe për kokfortësinë dhe shpërthimet e vazhdueshme në momente të caktuara të ndeshjeve por sidoqoftë drejtuesit e ish fituesve të Scudettos nuk do ta kenë aspak të lehtë për ta bindur.

Një ekip si shtatë herë kampionët e Champions Leagues duhet domosdoshmërisht të drejtohen nga një trainer që e ka provuar shijen e suksesit dhe në këtë kuptim Maurizio Sarri konsiderohet i duhuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy