
Prej vitesh Rayan Cherki vijon të përfshihet në listën e ekipeve me emër në Europë.
Fillimisht Real Madridi dhe më pas Paris St Germain u interesuan për shërbimet e sulmuesit, i cili ka avancuar ashtu siç duhet në rradhët e Lyonit.
Rezultatet e përkushtimit të tij janë evidente, të shoqëruara me hyrjen e një tjetër pretendenti në garë.
Bëhet fjalë për Lazion, një rival kompetitiv sidomos në Serinë A, pjesëmarrës rregullisht në kompeticionet europiane.
Si ‘’ Galatikët ‘’ ashtu edhe ‘’ Les Pariziens ‘’ shquhen për potencialin në aspektin ekonomik, i cili në të shumtat e rasteve i ka avantazhuar në krahasim me rivalët për transferimin e lojtarëve.
Pritet që në javët e mbetura të merkatos verore të qartësohet e ardhmja e 21 vjeçarit, i cili zhvilloi sezonin e pestë me të ashtuquajturit ‘’ Les Gones ‘’.



