Vlahoviç, ëndrra e Juventusit

Vlahoviç, ëndrra e Juventusit

 Sulmuesi Dusan Vlahovic  me shumë gjasa do të largohet nga Fiorentina në merkaton e ardhshme .

Shkak është bërë interesi  Atletico Madridit, Real Madridit Bayern Munchen dhe Juventusit . ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ i nevojitet urgjentisht ky sulmues që vlerësohet shumë nga Massimiliano Allegri por s’do ta ketë të lehtë sepse ka shumë pengesa për të kapërcyer .

Kjo histori  thekson dy aspekte për ‘’ Vjollcët ‘’. Nga njëra anë është fuqizimi i arkave dhe në tjetrën humbja e një sulmuesi cilësor , influenca e të cilit është tepër e rëndësishme për avancimin e mëtejshëm .  

Fillimi jo i mirë i Scudettos ka gjeneruar shumë mëdyshje tek torinezët të cilat kanë vënë në rrezik qëndrimin e  Massimiliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’.  Kjo situatë është shumë e çuditshme sepse bardhezinjtë prej vitesh nuk hasin episode të tilla  por si duket riadaptimi i italianit do akoma kohë për të dhënë rezultatet e pritura . 

Prezenca Moratas , Chiesas , Kean ,  Kulusevskit dhe Dybalas nuk ka rezultuar e mjaftueshme në këto javë të para në të cilat Juventusi është tejet i  disavantazhuar nga kryesuesit e Napolit dhe momentalisht është jashtë Europës .

Eshtë e qartë që gjigandëve të Serisë A i duhen lojtarë determinantë në metrat e fundit dhe 21 vjeçari ka treguar se është pjekur dhe mund ta përfaqësojë veten në një  skuadër me emër .

21 gola në 37 ndeshje në sezonin e shkuar  ndiqen nga 10 në 13 sfida në aktualin , statistika që kanë magjepsur Massimiliano Allegrin i cili ka për detyrë ti nxjerrë të tijët nga kjo krizë për të demostruar se nuk është kthyer për të ngrohur stolin në Torino.  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy