Ndeshja në Itali, Kosova ndalet në Kukës për testet e koronavirusit

Ndeshja në Itali, Kosova ndalet në Kukës për testet e koronavirusit

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot drejt Italisë për të zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Moldavisë, por para kësaj është ndalur në Kukës, aty ku ka kryer testet mjekësore për koronavirusin. Siç raportohet në këtë qytet është një laborator i miratuar nga UEFA, ndërsa lajmin për këtë e dha zëvëndës trajneri Muharrem Saiti.

Për mediat kosovare ai është shprehur: “Është një situatë e jashtëzakonshme që asnjëherë nuk janë përballur me të për shkak të kësaj pandemie, por besoj se do t’ja dalim. Ne sot i kemi kryer testet në Kukës rezultatet e të cilave i presim sonte më vonë ose eventualisht nesër në mëngjes para nisjes për Italia. Ekipi duket mirë, atmosfera e mirë dhe them se me Moldavinë jemi më të kompletuar ndërsa me Greqinë do të shohim. Nesër udhëtojmë drejt Italisë dhe atje na bashkohen pjesa tjetër e futbollistëve që vijnë nga Zvicra, Gjermania e Norvegjia.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy