Vllaznia e femrave në Champions League, presidenti Matija tregon vështirësitë: Në fillim nuk kishim lojtare për stërvitje

Vllaznia e femrave në Champions League, presidenti Matija tregon vështirësitë: Në fillim nuk kishim lojtare për stërvitje

Vllaznia e femrave, bëri një arritje historike për futbollin shqiptar, teksa ditën e djeshme u kualifikuar në grupet e Champions League, duke eliminuar në “play off” ukrainaset e Vroskla.

Në lidhje me këtë, ne emisionin “SportZone” në MCN TV, ka folur presidenti i klubit shkodran, Lazër Matija.

Ky i fundit u shpreh se skuadra ka 12 vite që punon, për të arritur deri në këtë nivel. Madje shtoi se në fillimet e krijimit të kësaj skuadre, ka pasur shumë vështirësi, ku nuk kishte as numër lojtaresh për stërvitje.

Ne kaluam në 32 ekipet më të mira të Euopës. Objektivi i vetëm i ekipit, ishin grupet. Nëse nuk do ia kishim vendosur vetes këtë objektiv, do ia kishim vështirësuar punën vetes.

Për të arritur këtu, kemi 12 vite që kemi filluar investimet këtu. Në 3 vitet e para, kemi luajtur me një logo tjetër, atë të Adës së Velipojës. Pastaj kaluam te emri i Vllaznisë dhe e kishim detyrim për ta mbështetur më shumë këtë ekip. Kemi punuar në kushte shumë të vështira. Në vitet e para nuk kishim vajza për të plotësuar numrin në stërvitje. Edhe FSHF ka qenë gjithmonë në mbështetje të futbollit të femrave. Më kryesorja, është grupi i këtyre vajzave që kontribuojnë prej vitesh. Kënaqësia më e madhe, është që këto vajza që i kam futur në rrugën e sportit, tani marrin frytet e punës së tyre.

Duhen shumë vite, që futbollit shqiptar të femrave, t’i vijë një grup vajzash si këto të Vllaznisë.

Grupet janë të vështira për të marrë pikët. Mjafton të shikosh emrat e ekipeve që marrin pjesë aty. Vetëm emrat të frikësojnë, por në futboll ndodh gjithçka. Nëse nuk do kishim besuar, nuk do kishim arritur deri këtu. Edhe në grupe nuk premtojmë gjëra të mëdha, sepse aty ka ekip me emër, por do i marrim ndeshjet një nga një. Vllaznia nuk do të jetë një ekip i lehtë në grup. Të gjithë kundërshtarët duan Vllazninë, por më pas bëhen pishman që donin Vllazninë.

Sot niveli ku luajmë ne, ka nevojë të madhe. Përballë kemi ekipe me buxhet të madh. Nëse tregojmë buxhetin tonë, do duket qesharake. Çdo mbështetje për këtë ekip, do të ishte e mirë. Kjo është pasqyrë e futbollit shqiptar.

Objektivin nuk e kemi vendosur ende. Në vazhdim do të shikojmë për të dalë me një objektiv për grupet në Champions League. Vllaznia është këtu ku është pa asnjë mbështetje. Nuk na ka ndihmuar askush.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy