Atletico: Dy alternativa për stolin

Atletico: Dy alternativa për stolin

 Mungesa e efikasitetit të Atleticos, e cila ka ndikuar në rezultatet pozitive, e ka vënë dukshëm në dyshim qëndrimin e Diego Simeones në "Wanda Metropolitano".  

Performanca në sezonin aktual është shumë larg suksesit në sezonin e kaluar duke  treguar se "El Cholo" nuk po i bën mirë llogaritë dhe të besuarit e tij rrezikojnë shumë për të ardhmen.

Zërat për një largim të mundshëm të argjentinasit kanë filluar të qarkullojnë dhe drejtori sportiv "Andrea Berta" është përfshirë totalisht në këtë histori duke shpallur kandidatët për marrjen e fateve të stolit të "Los Colchoneros". 

Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli janë të vetmit që ja kanë mbushur syrin italianit por sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , Diego Simeones i mbetet edhe pak kohë për të reaguar dhe qëllimi i vetëm është sigurimi i një vendi në 4-she që të dërgon direkt në Uefa Champions League.

Momentalisht  madrilenët janë në fije të perit sepse deri në fund do të diskutojnë pjesëmarrjen apo jo në evenimentin më të famshëm për klube dhe kjo situatë në njëfarë mënyre ia ka ulur pikët këtij traineri i cili me meritë është bërë pjesë  e historikut të gjatë të Atletico Madridit .

Në futboll të tilla situata konsiderohen krejtësisht normale për shkak të konkurrencës së ashpër por në fund të fundit dikush duhet të paguajë dhe Diego Simeone rrezikon së tepërmi qëndrimin tek spanjollët .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy