
Frenkie de Jong vijon të jetë një ndër lojtarët më të paguar të Barcelonës , e cila momentalisht po lufton për të dalë nga gropa ku ka rënë .
Chelsea dhe Manchester United mbeten pretendentët më seriozë të hollandezit, lojtar që pranoi të ulë pagën gjatë pandemisë me kushtin që të rikuperojë të ardhurat në vijimësi të cilat në sezonin aktual arrijnë 21 milionë eurot dhe një vit më pas do të shënojnë një rritje progresive deri në 28 milionë euro.
Ky fakt konsiderohet dramatik për arkat e spanjollëve pasi ishi i Ajaxit nuk ka pranuar në asnjë mënyrë ta reduktojë atë duke shkaktuar një situatë të pakëndshme në kampin katalanas.
Objektivi i 25 vjeçarit është krejtësisht i kundërt me atë të kuq e bluve , për të cilët zgjidhja e vetme do të ishte largimi i fantazistit të kombëtares ‘’ Tulipane ‘’ në mënyrë që të vijojnë të qetë rrugëtimin drejt rikthimit tek sukseset e munguara ndër vite.



