
Me një të tashme shumë larg në krahasim me të kaluarën , Juventusi do të kërkojë të mos mbetet në prapavijë gjatë merkatos së janarit për të evituar distancat e mëdha me kundërshtarët sidomos në Serinë A . Vendi i 7- shtë në tabelë shkakton keqardhje për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ sepse me shumë gjasa po zhvillon një ndër sezonet më të vështirë për sa i përket pritshmerive edhe pse është ende herët për ti vënë pikat mbi i .
Si duket Massimiliano Allegrit po i kushton shumë kthimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe së fundmi qëndrimi në Torino është vënë në dyshim .
Por e kaluara e mban në lojë italianin sepse i dhuroi suksese të njëpasnjëshme ish kampionëve të Scudettos dhe do të kërkojë ta rregullojë medoemos këtë situatë me blerjen e lojtarëve cilësorë . Një ndër të preferuarit e 54 vjeçarit është Axel Witsel i cili vijon të shkëlqejë në rradhët e Borussia Dortmundit dhe me eksperiencën e akumuluar ndër vite, Massimiliano Allegri shikon tek ai një garanci për mbarëvajtjen e mesfushës .
Duke qenë se është drejt fundit të karrierës, është normale që vlera e kartonit të tij vjen duke rënë dhe i favorizon bardhezinjtë për të tentuar transferimin në një kampionat ndryshe me Bundesligën por që është një ndër më të rëndësishmit e Europës .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ largimi i mundshëm nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ do ti kushtonte juventinëve më pak se 10 milionë euro për Axel Witsel i cili e mbaron kontratën me gjermanët në 30 qershorin e 2022-shit .
Eksperiencat në disa kampionate interesante si Belgjika , Rusia , Portugalia ,Kina dhe Gjermania ia kanë pasuruar karrierën mesfushorit nga Liezhi duke e vënë përpara një situate tepër favorizuese sepse tek Juventusi do të kishte mundësinë e fitimit të trofeve .
19 ndeshjet e para të këtij sezoni kanë shkuar mbarë për Axel Witsel dhe interesi i rekordmenëve të Italisë e konfirmon këtë gjë .



