Luis Suarez refuzon Barcelonën

Luis Suarez refuzon Barcelonën

 Barcelona ka marrë një shuplakë në orët e fundit.  Luis Suarez ka refuzuar katalanasit duke i dhënë prioritet kalimit tek një tjetër ekip i La Ligas.

Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ e konsideronin uruguajanin planin B nëse do të dështonin me Robert Lewandowskin por s’kanë mundur të qëllojnë në shenjë në këtë aspekt.

 Situata e komplikuar e spanjollëve në aspektin ekonomik nuk i jep mundësi për të bërë blerje të shtrenjta dhe sipas ‘ Estadio Deportivos ‘  janë tre kandidatë potencialë të La Ligas që pretendojnë shërbimet e ‘’ El Pistoleros ‘’. 

Sevilla , Real Sociedad dhe Villareali konsiderohen destinacione tejet interesante për 35 vjeçarin i cili kudo të transferohet do të ketë shansin për të treguar veten edhe  në Europë.

Andaluzët u renditën ndër katër vendet e para në La Liga duke siguruar pjesëmarrjen në Uefa Champions League.

Tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ rivaliteti për ishi-n e Groningenit do të ishte natyrisht edhe më i ashpër për shkak të pretendimeve sepse në çdo sezon synohet kualifikimi për në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Ndërsa tek  Real Sociedadi , Luis Suarez do të provonte veten në Uefa Europa League por problemi i vetëm për ‘’ Txiuriudrinët ‘’ është paga e uruguajanit e cila konsiderohet e majme. 

Edhe Villareali mbetet një kandidat serioz për sulmuesin nga Salto . Ish kampionët e Europa Leagues dhe gjysëmfinalistët e Champions Leagues në sezonin e kaluar janë një ekip që meriton respekt maksimal dhe për më tepër ‘’ Nëndetesja e Verdhë ‘’ drejtohet nga Unay Emery , një trainer tejet i suksesshëm i cili i ka impresionuar të gjithë në sezonet e fundit me ekipin nga Castellon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy