Javë deçizive për Solskjaer

Javë deçizive për Solskjaer

Humbja  e turpshme në shtëpi 0-5 me Liverpoolin e ka vënë në mëdyshje të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer  .

Tre javët vijuese do të jenë shumë deçizive për norvegjezin në stolin e Manchester United të cilit i duhet me patjetër të ndryshojë këtë situatë kritike  sepse në të kundërt do të përshëndetej përpara kohe me ‘’ Old Trafford “. 

Ky episod i trishtë për norvegjezin mund të krahasohet me atë të Ronald Koeman i cili nuk mund të vazhdonte eksperiencën me Barcelonën pas rezultateve të dobëta në kohët e fundit .

Mungesa e efikasitetit të 48 vjeçarit në funksion të ndërtimit të skemave të duhura në varësi të kundërsharëve  e kanë mbushur kupën sepse nuk ka ditur të komportohet në lartësinë e ndeshjeve  duke lënë për të dëshiruar .

Por nga kjo eksperiencë nuk mund të lihet pa u përmendur  as ndeshja me Atalantën gjatë të cilës ‘’ Djajtë e Kuq “ vuajtën shumë por arritën të përmbysnin disavantazhin 0-2 me një gol të Cristiano Ronaldos në minutat e fundit . Me këtë ritëm  Ole Gunnar Solskjaer i ka reduktuar shanset për të vijuar tek anglezët sepse nuk ofron asnjë garanci deri në fund të sezonit  .

Duke ndjekur këtë llogjikë drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues kanë shumë të drejtë për ti besuar aftësive të një tjetër traineri  që domosdoshmërisht duhet të ketë mbi supe një eksperiencë të madhe për të përmirësuar  situatën e Manchester United. Alternativat janë disa dhe flitet për  Antonio Conte-n , Zinedine Zidane dhe Graham Potter , një prej të cilëve parashikohet se  do ti bashkohet projektit ambicioz për të ardhmen që ka si kryefjalë rikthimin tek trofetë e munguar ndër vite .

 Tre provat e zjarrit për  Ole Gunnar Solskjaerin do të jenë transferta e Tottenhamit, ajo e Bergamos në Champions League dhe derbi me Manchester City-n që do të reflektojnë pa dyshim forcën e karakterit të këtij traineri që është me një këmbë jashtë ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’.

 

 

 

  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy