Arteta i tregon daljen 5 lojtarëve

Arteta i tregon daljen 5 lojtarëve

Në mbrëmjen e sotme Arsenali i Mikel Artetas do të ketë detyrën e përmbysjes së rezultatit 2-1 që pësuan  një javë më parë në fushën e Villarealit . ‘’ The Gunners ‘’ do të shfrytëzojnë faktorin fushë për të superuar spanjollët dhe të jenë pjesë e finales së famshme të Europa Leagues  që do të zhvillohet në datën 26 maj.   Ky objektiv  nuk e ka ndalur vrullin e Arsenalit  drejt projeksionit të mëtejshëm sepse i ka dhënë startin spastrimeve që mendon të bëjë në merkaton e verës. Traineri spanjoll domosdoshmërisht kërkon që të ngjisë shkallët dhe ti ripozicionojë londinezët aty ku e meritojnë , objektiv  që mund të luftohet vetëm me komponentë të rëndësishëm .  I pari në listën e 39 vjeçarit  është David Luiz .

 Kontrata e brazilianit është e vlefshme deri në 30 qershor dhe në kampin e 13 herë kampionëve të Premier Leagues po përjetohen dyshime në lidhje me çështjen në fjalë . Pas tij renditet Alexandre Lacazette . Francezit i mbetet edhe një vit kontratë me ‘’ Topchinjtë “ dhe largimi i golashënuesit nga ‘’ Emirates ‘’ mund ti vijë në ndihmë anglezëve për të firmosur me alternativa të tjera . Vendin e tretë e zë Reiss Nelson . Hapësirat e pakta e kanë mbushur disi kupën për britanikun  për të cilin mendohet huazimi   . I parafundit në listën e trainerit 39 vjeçar renditet  Eddie Nketiah .  Talenti i lindur në Lewisham  nuk ka patur protagonizmin e menduar dhe shitja  e tij  do të konsiderohej si një mundësi e artë për të avancuar drejt suksesit  .

 Lista e Arsenalit mbyllet me Dani Ceballos .  Pas dy vitesh në Premier League karriera e spanjollit mund të marrë një tjetër rrjedhë sepse gjasat për qëndrimin tek kryeqytetasit janë të reduktuara  .  Rendimenti i shfaqur nuk ia ka mbushur mendjen numrit një të pankinës për qëndrimin e mëtejshëm dhe të gjitha parashikimet ia hapin derën për të iniciuar një tjetër eksperiencë në karrierë  .  Këto lëvizje do të fuqizojnë ekonominë e Arsenalit dhe do të krijojnë terrenin për  firmosjen me të tjera alternativa  .

 Me  një hap larg finales së madhe në Europa League  situata për të besuarit e Mikel Artetas në tabelën e renditjes mbetet kritike sepse janë të 9-tët dhe shpëtimi i vetëm për ta është fitimi i këtij trofeu .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy