Real Madridi, gjen zëvëndësuesin e Modricit

Real Madridi, gjen zëvëndësuesin e Modricit

Dihet se Luka Modricit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur, arsye e cila i  ka përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve të Real Madridit për ti gjetur një zëvëndësues.

Kroati është një element shumë i rëndësishëm në mesfushën e ‘’ Galaktikëve ‘’ por çdo fillim e ka edhe një fund.

Florian Wirtz konsiderohet i duhuri për të ardhmen e kryeqytetasve, një referent tek Bayer Leverkuseni.

21 vjeçari është i padiskutueshëm në skemat e Xabi Alonsos, prezenca e të cilit konsiderohet një plus për ecurinë e mëtejshme.

Stili i lojës i cili kombinon kreativitetin, vizionin dhe kapacitetin për ti dhënë zgjidhje situatave të ndryshme e shëndërron në një lojtar tejet cilësor që meriton të transferohet tek një klub i madh.

Mirëpo, drejtuesit e ‘’ Aspirinave ‘’, të ndërgjegjshëm për kontributin dhe vlerat e tij kanë deklaruar se s’do të lejojnë të largohet për më pak se 100 milionë euro nga ‘’ BayArena ‘’.

Të jesh pjesë e Real Madridit sigurisht është një privilegj dhe vlerësim për çdo lojtar dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhe me të ardhmen e yllit të Bayer Leverkusenit dhe të Gjermanisë.

Sezoni aktual është i gjashti tek nënkampionët në fuqi të Europa Leagues, ish fitues gjithashtu të Bundesligës, nën drejtimin e Xabi Alonsos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy