Manchester City nuk dha atë që pritej në përballjen me Feyenord në Etihad Stadium. Ndeshja rezultoi në një barazim dramatik 3-3 në ndeshjen e tyre të 'fazës së Ligës së Kampionëve' në UEFA. Ky rezultat i papritur e ka zgjatur serinë pa fitore të Cityt në gjashtë ndeshje në të gjitha garat, duke ngritur shqetësime për formën dhe qasjen taktike të ekipit.

Në studion e MCN TV, gazetari i sportit, Gerti Çarçani, tha se ndeshja është tregues i çoroditjes që po tregon kohët e fundit futbolli anglez.

Ndeshje që ka shokuar tifozët dhe trajnerin. Ky është futbolli, po lëshove pak, nënvlerësimi i skuadrës. Në një logjikë të pastër, skuadra nuk ka çfarë të humbasë më. E ka shfrytëzuar këtë moment Fejnordi dhe i doli djalë. Një rezultat shokues.

Nuk është fundi i botës, por siç e kemi thënë, vjen pas një serie rezultatesh jo të mira City. Ka oshilacione në kampionatin anglez. Është një çoroditje.