
Bernard Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Akhmat Grozny në Rusi.
Vetë sulmuesi i Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar rinovimin e kontratës.
30-vjeçari ka firmosur zgjatjen e bashkëpunimit me Akhmat Grozny, deri në vitin 2025.
Postimi i Berishës:
Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek klubi Akhmat Grozny deri në vitin 2025. Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe të gjithë Republikën Çeçene që na kanë mbështetur gjithmonë.
Mikpritja në këtë vend është e madhe , të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë. Inshallah dhe një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer me Akhamtin.



