Dy ditë para zgjedhjeve, jep dorëheqjen presidenti i federatës së peshëngritjes

Dy ditë para zgjedhjeve, jep dorëheqjen presidenti i federatës së peshëngritjes

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Theodhor Masllavica ka dhënë dorëheqjen dy ditë para datës së zgjedhjeve. Këtë lajm surprizë e ka njoftuar vetë ai në faqen zyrtare, duke deklaruar se arsyeja ka qenë personale.  

“Të Nderuar Miq, Sportistë dhe bashkëpunëtorë. Në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, dua tju njoftoj se për arsye personale jap dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit dhe kandidatura ime për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet e dt. 14.11.2020. Këtë dorëheqje e jap në mënyrë të parevokueshme. Dëshiroj të falenderoj të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e mi për të cilët kam një vlerësim maksimal dhe besoj se do tia dalin në çdo arritje sportive. Me Respekt, Theodhor Masllavica”

Me datë 14 nëntor FSHP e peshëngritjes do të zhvillojë asamblenë për zgjedhjen e presidentit të ri. Për momentin e vetme në garë pas dorëheqjes së Masllavicës është Eglantina Çuni, një trajnere e ekipeve të moshave në Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy