Barazimi me Vllazninë, Shehi: E kishim lojën në kontroll deri në fund, donim fitoren

Barazimi me Vllazninë, Shehi: E kishim lojën në kontroll deri në fund, donim fitoren

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj Vllaznisë.

Sipas tij, të kuqtë e kishin lojën në kontroll deri në momentin e golit nga penalltia. Shehi deklaroi se skuadra luan vetëm për fitore dhe këtë e kërkoi edhe në pjesën e dytë.

Futbolli i ka t tre rezultatet brenda. Ne duam gjithmonë të jemi fitues. E kërkuam fitoren në pjesën e dytë, nuk kemi pse të kënaqemi me barazimin. Futbolli ka edhe episode. Kishim punuar për thellësinë e Grudës. Gjatë ndeshjes, e ndërruam sistemin tre herë. Ndeshja përfundoi barazim dhe ky është rezultati i fushës.

Përmirësimi nuk ka fund. Ne edhe kur ndryshuam, kur dolëm me 2 sulmues, e bëmë që të mos vuanim gjerësinë. Është një sistem që e përdorim përherë të parë. Mba nuk është në gjendjen e tij optimale.

Ana psikologjike ndikon në futboll. Deri te penalltia e kishim lojën në kontroll. Pas pësimit të golit, Vllaznia të vë në vështirësi dhe kështu bënë. Kërkonim të zgjidhnim sulmin shumë shpejt. Aty e humbisnim shojet topin dhe e merrte kundërshtari të nisej. Kemi tre qendërmbrojtësa. Merkato nuk besoj se nuk është shpëtimtarja në këtë moment. Nuk duam lojtarë sa për të plotësuar numrat. Duam lojtarë që bëjnë diferencën.

E pashë penalltinë, por nuk është kompetenca ime që të merrem me atë. Loja ka një gjyqtar dhe vendos ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy