Inter dhe Roma duel për Nacho Fernandez

Inter dhe Roma duel për Nacho Fernandez

 Prej vitesh mbrojtësi Nacho Fernandez konsiderohet një ndër shtyllat e mbrojtjes se Real Madridit i cili madje spikat edhe për përshtatjen në disa pozicione.

32 vjeçari ka fituar shumë trofe të rëndësishëm me ‘’ Galaktikët ‘’  dhe gjatë karrierës është shquar si një lojtar tepër besnik duke e provuar me kontributin tek spanjollët.

Mirëpo eksperienca e qëndërmbrojtësit nuk i ka shpëtuar syve të mprehtë të drejtuesve të Romës dhe Interit që do të luftojnë në një merkato të cilës i mbeten edhe 10 ditë për të startuar.

Kalimi i Antonio Rudiger në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ka provokuar lënien e Nacho Fernandezit në prapavijë sepse Carlo Ancelotti i ka dhënë përparësi Eder Militaos dhe David Alabas duke i lënë për të kuptuar se e ardhmja do të jetë shumë e vështirë në kryeqytetin spanjoll.

‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe zikaltërit ia kanë hapur derën për transferimin në Serinë A , një ndër ligat më prestigjoze të Europës dhe me eksperiencën e akumuluar tek ‘’ Los Merengues ‘’ mund ti shërbejë si Interit ashtu edhe Romës në të ardhmen .

Kampionati italian gjithmonë është preferuar nga çdo lojtar i njohur dhe Nacho Fernandez ka dy oferta shumë interesante për vijimin e karrierës.

Sezonin e kaluar e mbylli me dy suksese historike si fitimin e La Ligas dhe Champions Leagues dhe sipas Eduardo Indas , duke filluar nga 1 korriku , rrugëtimi i nxënësit të Carlo Ancelottit mund të ndryshojë pavarësisht se konsiderohet një vendim shumë i vështirë për arsye se gjatë karrierës i ka qëndruar besnik skuadrës së zemrës.

Interi dhe Roma do ta fillojnë sezonin 2022-2023 me të njëjtat objektiva por duhet të bëhet shumë kujdes sepse historia e ka treguar se nëse s’merren vendimet e sakta në momentet e duhura , këto ekipe mund të distancohen nga sukseset.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy