Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli para mediave në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme me Juventusin, në finalen e Kupës së Italisë.
Tekniku zikaltër u shpreh se do të kishte preferuar që finalja e Kupës të luhej pas përfundimit të kampionatit.
Inzaghi u shpreh se skuadra e tij do të kërkojë fitimin e trofeut, ndërsa shtoi se në korrik kur mori drejtimin e Interit, nuk e kishte menduar se do të mbërrinte deri këtu.
Duhet ta lemë mënjanë kampionatin, por nuk është e lehtë, do të donim të luanim këtë ndeshje në fund të dy ndeshjeve të Serie A. Finalja është shumë e rëndësishme, por më pas kemi dhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme për të luajtur.
Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo javë për të gjithë. Pritshmëritë janë rritur. Trofeu i parë u fitua në janar, por në futboll duhet të shikoni nga e ardhmja dhe e ardhmja është nesër. Është një finale e rëndësishme, pas kësaj do të mendojmë për dy ndeshjet e fundit ku luajmë për titullin me Milanin. Në këto 15 ditë do të luajmë shumë, më 8 korrik nuk e kisha menduar këtë.



