
Insistimet e vazhdueshme për të firmosur me Nicolas Tagliaficon nuk po i japin rezultat Barcelonës e cila nuk duhet të humbasë asnjë sekond sepse koha nuk premton shum֝ë.
Xavi Hernandez është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset nxënësve të tij nëse nuk zhvillon një merkato cilësore dhe pas dështimit për Nicolas Tagliaficon është kthyer tek Alejandro Grimaldo .
Spanjolli ka kaluar një pjesë të rëndësishme të zhvillimit në kategoritë inferiore të Barcelonës dhe nga ekipi dytë udhëtoi drejt ‘’ Estadio Da Luz ‘’ ku iu bashkua Benfikës .
Duke ditur që Jordi Albas nuk i mbetet edhe shumë kohë , 26 vjeçari është piketuar nga numri një i stolit si zëvëndësuesi ideal i bashkombasit të tij në një pozicion shumë difektoz për spanjollët .
Xavi i ka dhënë ‘’ ok ‘’ e menjëhershme këtij operacioni por duhet parë se çfarë qëndrimi do të mbajnë portugezët në lidhje me Alejandro Grimaldon që ka fituar shumë pikë tek gjigandët e Portugalisë .
E kaluara mund të rezultojë favorizuese për ‘’ Los Cules ‘’ për të firmosur përsëri me këtë lojtar në limitet e kohës së përcaktuar për merkaton e janarit gjatë të cilës s’përjarshtohen surprizat .
Eksperienca e fituar në 7 vite tek Benfika , skuadër që është rival për fitimin e kampionatit në çdo sezon dhe sigurisht pjesëmarrëse e rregullt në Champions League i ka dhënë një tjetër kuptim karrierës së Alejandro Grimaldos por me Barcelonën në horizont duke marrë parasysh edhe problematikat e hasura dhe sidomos rëndësinë që ky klub ka në zhvillimin e tij, mund ta shëndërrojë në nxënësin e ri të ish kampionit të botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ në pjesën finale të merkatos .



