Pepe është tërhequr zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Vetë portugezi, e bëri të ditur vendimin në rrjetet e tij sociale.
Ky vendim, vjen pas Europianit, ku mbrojtësi ishte pjesë e Portugalisë, si një titullar i padiskutueshëm.
Pas një karrierë te pasur, Pepe ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 41-vjeçare.
Pepe mbyll karrierën me 878 ndeshje të luajtura dhe 34 trofe të fituar. Ai e nisi karrierën në Brazil me Alagoano, për të vazhduar më pas në Portugali me Maritimo dhe Porto.
Nga 2007 deri në 2017-ën, Pepe mbajti veshur fanellën e Real Madrid, më pas portugezi vendosi t’i bashkohej Besiktas, me të cilët luajti 1 vit e gjysmë.
Në janar të vitit 2019, Pepe u ribashkua me Porton, me të cilët luajti deri në korrik të këtij viti.



