Arsenali insiston për Tielemans

Arsenali insiston për Tielemans

Orët e mbetura të merkatos së janarit do të jenë shumë përcaktuese për Arsenalin , objektivi i të cilit është Youri Tielemans .

‘’ Topchinjtë ‘’ ende mendojnë se mund ta arrijnë akordin me belgun por njëkohësisht kanë në fokus edhe Jorginhon .

Mesfushori e përfundon kontratën me Leicesterin në 30 qershor dhe qëllimi i tij është largimi nga ‘’ King Power ‘’, fakt që i jep një lloj avantazhi londinezëve për të firmosur me ishi-n e Anderlecht.

Vlera e kartonit të 25 vjeçarit nuk i kalon 20 milionë eurot dhe për kryesuesit e Premier Leagues është një shans që s’duhet humbur edhe pse koha e mbetur nuk premton shumë.

Ecuria e mrekullueshme e Arsenalit ka nxjerrë në pah përkushtimin e Mikel Artetas , një njohës shumë i mirë i ‘’ The Gunners ‘’ për arsye edhe të së kaluarës si mesfushor.

Gjithsesi edhe në Spanjë po luhet një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ për Youri Tielemans por anglezët duan me çdo kusht ta transferojnë në ‘’ Emirates  ‘’, për ta patur të gatshëm për fazën më përcaktuese të sezonit.

Në 184 sfidat e deritanishme me ‘’ The Foxes ‘’ , Youri Tielemans ka dëshmuar se mbetet një ndër më të rëndësishmit e 11-shes së Brendan Rodgers, por ky interes mund ta bindë për ti thënë lamtumirë ish kampionëve të Premier Leagues me Claudio Ranierin në pankinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy