Gjykata e Tiranës pezullon garën në FSHF, nuk ka zgjedhje më 2 mars pa u shqyrtuar paditë

Gjykata e Tiranës pezullon garën në FSHF, nuk ka zgjedhje më 2 mars pa u shqyrtuar paditë

Gjykata e Tiranës ka pezulluar garën e 2 marsit, për zgjedhjet në Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gara për zgjedhjet në FSHF, është pezulluar deri në shqyrtimin e padive të bëra për Shoqatat Rajonale.

Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës thotë se FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat e bëra në Gjykatë.

Kështu Komiteti Ekzekutiv i FSHF së bashku me Komisionin e Verifikimeve, pezullohen për zgjedhjet e 2 marsit.

VENDIMI I GJYKATËS:

Ju informoj se kërkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kërkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së palës kërkuese.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1.Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, datë 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;

2.Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;

3.Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy