
Mario Madzukic pak kohë më parë njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, duke varur këpucët në gozhdë.
Megjithatë duket se ish-sulmuesi e ka të vështirë të qëndrojë larg futbollit. Mandzukic tashmë ka nisur një karrierë të re, në fushën e trajningut.
Federata Kroate ka zyrtarizuar ish-futbollistin, si bashkëpunëtor i ri i trajnerit Zlatko Dalic dhe tashmë do të punojë në kuadër të Botërorit të ardhshëm në Katar.
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Milanit luajti 89 ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë dhe shënoi 33 gola.



