Laçi ka fituar në aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës, pasi ka mposhtur në transfertë Teutën, me rezultatin 1-2.
Në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, kurbinasit ishin dominues, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.
Ujka zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të me një supergol, ndërsa në minutën e 58-të, Akinyemi dyfishoi shifrat pas një përgjumje të mbrojtjes së Teutës. Durrsakët ngushtuan shifrat në fundin e takimit, pas një goli të Todorovski. Sfida e kthimit në Laç do të zhvillohet më 13 prill.
Nesër do të luhet edhe ndeshja tjetër në gjysmëfinale të Kupës, mes Partizanit dhe Vllaznisë.



