Milan turpërohet por shpallet kampion dimri, Inter-i ngec me Udinese-n

Milan turpërohet por shpallet kampion dimri, Inter-i ngec me Udinese-n

Milan ka marrë një humbje me rezultatin e thellë 0-3 në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Seria A kundër Atalanta-s. Në San Siro, skuadra ku bën pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares Berat Gjimshiti, realizoi tre herë falë Romero-s, Iliçiç dhe Zapata-s.

Gjithsesi skuadra e Piolit është shpallur kampione dimri pasi Inter nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola kundër Udinese-s. Zikaltërit edhe pse vinin me eufori pas fitores me Juventusin nuk mundën të siguronin më shumë se një pikë.

Pas 19 javësh kampionat Milan renditet në vendin e parë me 43 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy