Odise Roshi gati për aventurën e re, largohet nga skuadra ruse

Odise Roshi gati për aventurën e re, largohet nga skuadra ruse

Odise Roshi po përgatitet për një aventurë të re. Mesfushori i Kombëtares ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën ruse të Akhmat Grozny. Këta të fundit nëpërmjet një komunikate, kanë bërë të ditur se kanë mbyllur me konsensus kontratën me fierakun. Tashmë Roshi ka dalë një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Futbollisti 30-vjeçar në 6 muajt e fundit luajti i huazuar në kampionatin hungarez, me skuadrën Diosgory dhe ndonëse kishte një vit në kontratë me Akhmat Grozny ka vendosur ta ndërpresë atë dhe të dalë si lojtar i lirë.

Miq, është koha që ne të ndjekim rrugët tona të ndara dhe shpresoj që të kryqëzohen sërish në të ardhmen. Dua të falënderoj klubin për të gjithë kohën e kaluar së bashku, për miqësinë, për mbështetjen, për vëllazërinë e treguar mes nesh. Unë nuk do t’ju harroj kurrë, jeni si familje për mua. Fat, suksese dhe gjithë të mirat për të gjithë! Ua uroj me gjithë zemër”, tha Roshi pasi ndërpreu kontratën.

Roshi u transferua në Rusi në vitin 2018 dhe numëron 88 ndeshje zyrtare e 12 gola me fanellën e Akhmat Grozny.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy