
Skuadra e Barcelonës vijon të mos ketë asnjë limit në lidhje me merkaton . Orët e fundit ka ridalë në skenë emri i Georginio Wijnaldum i cili mbetet një ndër lojtarët më të preferuar të Ronald Koeman për riparimin e repartit të mesfushës .
Një dritë në fund të tunelit për kuq e blutë është se kontrata e hollandezit me Liverpoolin përfundon në fundin e sezonit aktual dhe progresi i shumëpritur i ‘’ Blaugranëve ‘’ nuk lë vend për humbjen të as edhe një momenti në lidhje me përforcimet e merkatos .
Megjithatë duke iu referuar këtij operacioni që në plan të parë konsiderohet si shumë i bujshëm nuk ka munguar as deklarata e gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano i cili ka shprehur se ndërmjet palëve nuk ekziston asnjë paraakord , aspekt që e lë pezull këtë çështje për momentin .
Sipas të famshmes ‘’ Sport ‘’ e vetmja ofertë ekzistuese për 30 vjeçarin është ajo e ‘’ The Redsave ‘’ që kërkojnë ta mbajnë në ‘’ Anfield Road ‘’ për tre sezonet e ardhshëm por me të njejtën rrogë, fakt i cili vazhdon të mos e joshë Georginio Wijnaldum. Karakteristikat e lojës së tij mbeten një element që i krijon shpresën bashkombasit Ronald Koeman për mbarëvajtjen e mesfushës së katalanasve në të ardhmen sepse aspekti teknik si dhe ai fizik përputhen në perfeksion dhe i shërbejnë mesfushës për të kontribuar ashtu siç duhet si në sulm por edhe në prapavijë .
Pavarësisht virtyteve të padiskutueshme që mbart , fakti se kontrata e lojtarit nga Roterdami është drejt përfundimit nuk i garanton të ashtuquajturve ‘’ Los Cules ‘’ se do ta arrijnë transferimin e Georginio Wijnaldum në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametra zero . Potenciali evident në fushën e lojës është kanalizuar në 42 ndeshje të luajtura dhe 3 gola të shënuar në të cilat ka treguar herë pas here se është një ndër nxënësit me të preferuar të Jurgen Klopp në 11-shet e ndërtuara nga gjermani .



