
Romelu Lukaku i habiti të gjithë pak ditë më parë, kur deklaroi se nuk është i lumtur te Chelsea dhe dëshiron të rikthehet te Interi.
Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga trajneri Thomas Tuchel, i cili ka vendosur ta dënojë sulmuesin belg.
Trajneri gjerman e ka lënë jashtë futbollistin për ndeshjen e ditës së sotme ndaj Liverpool.
Një masë e marrë kjo nga trajneri për Lukakun, çka tregon se tashmë marrëdhënia mes tyre nuk është shumë e mirë.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë për ndeshjet e ardhshme, por e sigurt është që te Chelsea marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit është krisur.



