Tottenhami interes për Gabriel Jesus

Tottenhami interes për Gabriel Jesus

 Mungesa e minutave e Gabriel Jesus tek Manchester City sigurisht ka prodhuar shumë dyshime për të ardhmen e brazilianit në ‘’ Etihad Stadium ‘’.

Transferimi i Erling Haaland pothuajse ja zeron mundësitë sulmuesit dhe duke qenë se e përfundon kontratën në 2023-shin, për bardhekaltërit do të jetë një shans unik merkatoja e verës për të mos dalë të humbur .

 Momentalisht Arsenali kryeson garën për ishi-n e Palmeiras por orët e fundit kanë rezultuar të vrullshme sepse Tottenham Hotspuri ka menduar ti prishë punë ‘’ Topchinjve ‘’ për 25 vjeçarin .

Jo vetëm për të por edhe çdo lojtar tjetër kjo etapë do të jetë shumë përcaktuese sepse siç dihet Botërori i Katarit është shumë afër dhe nevojitet aktivizimi i pandërprerë pasi është një kompeticion shumë i rëndësishëm i cili zhvillohet një herë në katër vjet. 

Sipas ‘ The Telegraph ‘ , hyrja në lojë e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ i ka turbulluar ujërat sepse figura e Antonio Contes imponon respekt dhe të bën të mendohesh mirë .

Traineri nga Lecce do të mbahet mend gjatë për mposhtjen e dominimit 9 vjeçar të Juventusit në Scudetto dhe është i ngulitur thellë në mendjen e çdo tifozi zikaltër dhe drejtuesve nga Milano. 

Rikthimi në Champions League i ‘’ The Spursave ‘’ sigurisht ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe mund të bindë objektivat e Antonio Contes për ti thënë po londinezëve .

Këto dy destinacione parashikohet se do të marrin vëmëndjen maksimale nga Gabriel Jesus pa përjashtuar ekipe të tjerë gjatë kohës , i cili tashmë e ka të qartë se tek Manchester City do ta kishte shumë të vështirë sepse me nordikun në majën e sulmit dhe duke ditur aftësitë e tij , me shumë gjasa braziliani do të mbetej në prapavijë .

Pjesëmarrja në Champions League meriton një përgatitje specifike sepse përballë do të jenë më të mirët e Europës por traineri 52 vjeçar është i ndërgjegjshëm për këtë fakt dhe do të kërkojë ti sigurojë të tjera suksese skuadrës së tij.  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy