Laçi nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Shpëtim Duros.
Klubi kurbinas ka njoftuar së fundi se i ka besuar drejtimin e skuadrës trajnerit malazez, Dejan Vukicevic.
52-vjeçari ka një karrierë të pasur, ku kryesisht ka drejtuar në Malin e Zi, por gjithashtu është i njohur për shqiptarët, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Feronikelit në Kosovë.
Vukicevic rikthehet të drejtojë një skuadër pas dy viteve pushim, pasi eksperiencën e fundit në stol e ka pasur në vitin 2019.



